AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji

Kosova

AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 22:17
Foto ilustrim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e Fushë Kosovës ka filluar furnizimin e shkollave me thëngjill, duke shkelur ligjin për mbrojtjen e mjedisit.

Sipas një reagimi të AAK-së në Facebook, “ky hap ka ardhur pas dështimit të tenderit për furnizimin me dru”, ku kjo parti thotë se “pazaret u prishën dhe shkollat mbetën pa lëndë djegëse”.

Duke pasur parasysh rrezikun e ndotjes së ajrit që vjen nga përdorimi i thëngjillit, AAK kërkon nga Ministria e Mjedisit të reagojë menjëherë dhe të mos lejojë përdorimin e thëngjillit, për ta mbrojtur mjedisin dhe shëndetin publik.

“Përdorimi i thëngjillit ndikon ndjeshëm në ndotjen e ajrit dhe shëndetin e qytetarëve, prandaj është e nevojshme që të merren masa për të siguruar alternativa më të pastra dhe më të qëndrueshme”, thuhet në reagimin e AAK-së e cila ka publikuar edhe vendimin e Komunës së Fushë Kosovës për ndalim të përdorimit të thëngjillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat