Mendimi për motin – 26.11.2024
E mërkura fillon me kushte për mjegull përgjatë ultësirave dhe ngrica të lehta, me minimale që zbresin në -1 e -2C. Ditën do të mbretëroj mot kryesisht me kthjellime e diell.
Herë herë frynë erë e lehtë juglindore e lindore 1-2m/s, megjithëse dominojnë më shumë qetësitë.
Të enjten vransirat fillojnë të shtohen, por mbetet ende mot i butë me maksimale deri në 12C e 14C. Të reshura shiu përfshinë vendin mëngjesin e së premtes, që me rënie të temperaturës përzien apo edhe shndërrohen në reshje të borës deri në mbrëmje. Në fundjavë sipas parashikimeve të fundit, vazhdojnë të reshura dëbore kohëpaskohe, duke formuar shtresë dëbore ultësirave, e viseve malore deri në gjysmë metri. Temperaturat maksimale zbresin në 2C e 0C. Nga e premta frynë erë verilindore mesatare dhe mesatarisht e fuqishme, 6-14m/s.