Meteorologu Rugova tregon çfarë moti do të mbajë nesër për Festën e Flamurit

Kosova

Meteorologu Rugova tregon çfarë moti do të mbajë nesër për Festën e Flamurit

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 11:33
Ilustrim

Meteorologu Mendim Rugova sot në emisionin “Ora 7” ka treguar se çfarë moti do të mbajë nesër, më 28 Nëntor.

Ai është shprehur se për Festën e Flamur temperaturat do të jenë të favorshme.

“Nesër do të jenë temperaturat e favorshme. Për ditën e nesërme, për Festën e Flamurit parashihet të mbajë mot i butë, megjithëse ndoshta pak vranësirat kalojnë”.

“Temperaturat goxha të favorshme deri në 12, 14 gradë Celsius, janë temperatura të kënaqshme, nuk kemi nevojë me u vesh teper trash”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat