Sot, në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut janë duke u zhvilluar aktivitete dhe masa në ofrim të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor.
Qytetarëve po ju shpërndahen fletushka me porosi dhe këshilla për drejtuesit e automjeteve gjatë ngasjes në rrugë në kushte dimri.
“Përmes këtyre fletushkave synohet të këshillohen dhe vetëdijesohen pjesëmarrësit në trafik, në veçanti ngasësit e automjeteve për kujdesie të shtuar gjatë ngasjes në rrugë në kushte bore e ngrica”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të kenë kujdes dhe t’u përmbahen rregullave të përcaktuara me Ligjin për Sigurinë në Trafik.