​Cilën festë e duan më shumë qytetarët, 28 Nëntorin apo 17 Shkurtin?

Kosova

​Cilën festë e duan më shumë qytetarët, 28 Nëntorin apo 17 Shkurtin?

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

28 Nëntori dhe dita e pavarësisë së Kosovës, 17 shkurti janë dy festa të mëdha për gjithë shqiptarinë anë e mbanë botës, por cila datë festohet më shumë nga qytetarët e Kosovës? Sipas qytetarëve, më shumë festohet 28 Nëntori pasi që sipas tyre kjo datë më shumë e përfaqëson Kosovën. Arsyeja e kësaj, sipas qytetarëve ishte se më 28 Nëntor është Dita e flamurit kombëtar, dalja për herë të parë në skenë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jasharit.

Qytetari Izet Lagender ka thënë për KosovaPress se arsyeja që e feston 28 nëntorin, është ditëlindja e legjendarit, Adem Jashari.

“28 nëntorin... Është Dita e Flamurit edhe është ditëlindja e legjendarit Adem Jashari, për ata e festoj. Unë jam shumë i kënaqur sot, kur shoh këta njerëz me fëmijë të mëdhenj e të vogël, me flamuj dhe jam me ta...4:20 I respektoj këta njerëz shumë se zemra ime është shumë e madhe sot”, ka thënë ai.

Qytetari tjetër, Shukri Retkoceri, thotë se 28 Nëntori është festë e gjithë kombit shqiptar, ndërsa 17 shkurti festë e shtetit të Kosovës.

“Më mirë është duke u festuar 28 nëntori, sepse kjo është për të gjithë kombin shqiptar...7:31 17 shkurti është festë e shtetit të Kosovës, por kjo është një festë që e kemi prit kaherë, çlirimin e Kosovës, Republikën e Kosovës, sa shokun na kanë vra në demonstrata për këtë Republikë”, ka shtuar Retkoceri.

Ndërsa, Qazim Pozmaçi ka thënë se kjo është festa kombëtare, dhe për këtë arsye e feston këtë datë.

“28 nëntorin e festoj edhe kjo festë kombëtare është e jona edhe 17 shkurti, por 28 më shumë...”, ka vijuar ai.

E Adem Maloku ka potencuar se i feston të dyja festat.

“Të dyja, por ishalla veç i presim edhe tjera vite...5:27 28 Nëntori, Dita e Flamurit dhe Adem Jasharit”, ka potencuar Maloku.

Sheshet e kryeqytetit janë sotolisur me flamuj kuq e zi dhe janë organizuar disa aktivitete kulturoro-artistike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat