​Komuna e Shtimes do të bëhet me objekt të ri

Kosova

​Komuna e Shtimes do të bëhet me objekt të ri

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 18:42
Qemajl Aliu

Kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu ka nënshkruar sot kontratën për ndërtimin e objektit të ri komunal në vlerë 2.5 milionë euro, financuar nga komuna që ai drejton dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Ai ka thënë se objekti i ri i komunës do t'i hapë rrugë ndërtimit të sheshit në qendër të Shtimes dhe parkingut nëntokësor.

“Arkitektura e këtij objekti do të përçojë mesazhe të forcës, kujtesës dhe bashkimit, duke pasqyruar rëndësinë e Masakrës së Reçakut në procesin e luftës për pavarësi dhe drejtësi. Së shpejti do ta vendosim gurthemelin e këtij objekti modern e dinjitoz.

Lokacioni i ri i objektit do t'i hapë rrugë ndërtimit të sheshit në qendër të Shtimes dhe parkingut nëntokësor. Edhe një premtim i përmbushur”, ka shkruar kryetari Aliu në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat