Në Prizren ka pasur pak të reshura të borës, por ka pasur të reshura të shiut.
Ndërsa në viset malore ka pasur të reshura të shumta, të cilat janë përcjellë edhe me vështirësi për qarkullimin e automjeteve, sidomos në rrugën Prizren-Prevallë.
Këtë e vëri të ditur për emisionin “Ora Shtatë”, gazetari Nuhi Salihu.
“Gjatë ditës së djeshme, për shkak të bllokimit të shumë veturave në rrugë, edhe borëpastruesit e kanë pasur të vështirë ta mirëmbajnë, dhe ta pastrojnë këtë rrugë për shkak të pranisë të madhe të automjeteve në rrugë”, u shpreh tutje Salihu.