Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka publikuar sot disa fotografi, ku shihet një grumbull mbeturinash.
Ai ka njoftuar se këto mbeturina janë hedhur në Suharekë në vendin e quajtur si “Biraq”, e për të cilin thotë se “nuk do të përfundoj pa ndëshkim”.
“Nga të dhënat që i kanë dërguar qytetarët, dikush i cili nuk është nga komuna jonë, ka hedhur mbeturina në Biraq.
Inspekcioni është në teren dhe do ta identifikojnë shkelësin e ligjit”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.
Postimi i tij i plotë në Facebook: