Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës sot në një konferencë për media ku do të shpalosen detaje rreth protestës së nesërme.
Bëhet e ditur se në konferencë poashtu do të tregohet se çfarë hapash do të ndërmerren pas protestës së 4 dhjetorit.
Konferenca mbahet nga ora 11:00 në zyrat e SBASHK-ut.
Jasharaj, ka paralajmëruar një protestë masive me pjesëmarrjen e rreth 2,000 punonjësve të arsimit nga e gjithë Kosova, në shenjë pakënaqësie ndaj Qeverisë dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.