SBASHK-u mban konferencë, shpalosen detaje për protestën e nesërme

Kosova

SBASHK-u mban konferencë, shpalosen detaje për protestën e nesërme

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 08:54
Rrahman Jasharaj

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës sot në një konferencë për media ku do të shpalosen detaje rreth protestës së nesërme.

Bëhet e ditur se në konferencë poashtu do të tregohet se çfarë hapash do të ndërmerren pas protestës së 4 dhjetorit.

Konferenca mbahet nga ora 11:00 në zyrat e SBASHK-ut.

Jasharaj, ka paralajmëruar një protestë masive me pjesëmarrjen e rreth 2,000 punonjësve të arsimit nga e gjithë Kosova, në shenjë pakënaqësie ndaj Qeverisë dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat