​Qasja e shkollimit të fëmijëve diskutohet në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara

Kosova

​Qasja e shkollimit të fëmijëve diskutohet në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 11:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në konferencën e mbajtur për Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, është folur për sfidat e tyre në hapësirat publike dhe rolin e institucioneve dhe shoqërisë civile në avancimin e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi tha se ligjet për personat me aftësi të kufizuara nuk janë të mjaftueshme dhe se shumë fëmijë ende nuk kanë qasje shkollimi të duhur sipas saj.

Ndërsa, zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agron Dobruna theksoi se ministrja ka ndërmarrë hapa konkret për personat me aftësi të kufizuara përmes skemave sociale.

E përfaqësuesja e komunitetit të shurdhëve, grupit të fëmijëve “zëri ynë”, Anila Bajraktari ka kërkuar që të drejtat e tyre të respektohen në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat