Hoxhaj reagon pas vdekjes së Gashit

Kosova

Hoxhaj reagon pas vdekjes së Gashit

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 11:10
Zijadin Gashi

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e gazetarit të njohur, Zijadin Gashi.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj kujton se si Gashi ishte një profesionist i palodhshëm që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në gazetarinë e Kosovës.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të shquar Zijadin Gashi, një profesionist i palodhshëm që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në gazetarinë kosovare, veçanërisht gjatë periudhave më të vështira të historisë sonë. Puna dhe përkushtimi i tij mbeten një shembull frymëzimi për brezat e ardhshëm të gazetarëve.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit të gazetarëve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat