Me afrimin e datës së zgjedhjeve, kanë nisur edhe takimet e partive në qytetet e Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan, është mbledhur për të shpalosur vizionin e kësaj partie për zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan IndeksOnline.
Njëherazi, është bërë edhe prezantimi i pesë kandidatëve për deputetë të kësaj partie.
Imri Ahmeti, Anila Reçica-Llugiqi, Ardian Olluri, Rasim Hasani dhe Shkelzen Hajdini janë kandidatët e LDK-së të cilët u prezantuan sot përpara anëtarëve të kësaj partie në Lipjan.
Prezantimi i tyre u shoqërua me ovacion duartrokitjesh, teksa të gjithë kandidatët u zotuan të kryejnë detyrat dhe shërbimet e tyre ndaj qytetarëve, pa dallim.