Onkologet dorëzohen, kimioterapia për herë të parë jepet në dy ndërrime.
Klinika e Onkologjisë nga kjo e mërkurë do të punojë me dy ndërrime sa i përket dhënies së kimioterapisë.
Kësisoj onkologët janë duke e zbatuar vendimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari për këtë klinikë.
Dje u raportua sesi ky vendim nuk u respektua në dy ditët e para të kësaj jave, teksa drejtuesi i QKUK-së u tregua i prerë që kushdo që nuk e respekton atë do të merren masa, qoftë edhe për drejtorin e klinikës
Ndarja e pacientëve në dy ndërrime për marrjen e kimioterapisë, nuk do ta zgjasë orarin e punës as te specialistët dhe infermierët.