Punëtorët rrezikojnë jetën duke punuar pa pajisjet e nevojshme, deklarohen nga KEDS

Kosova

Punëtorët rrezikojnë jetën duke punuar pa pajisjet e nevojshme, deklarohen nga KEDS

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 18:43
KEDS

Disa punëtorët të KEDS-it janë parë duke punuar pa pajisjet e duhura të sigurisë.

Kështu ata rrezikuan seriozisht jetën e tyre.

Ata intervenuan tek një rast në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Aty shihet se si njëri nga punëtorët hip në një lartësi pa masat e duhura të sigurisë.

E zëdhënësi i KEDS-it Lulzim Krasniqi, tha për Klankosova.tv se kjo kompani e ka prioritet respektimin e rregullave të sigurisë për punëtorët e saj.

Krasniqi tha se kompania implementon dhe mirëmban, një sistem cilësor të menaxhimit

“Certifikimi i KEDS në kategorinë e Sistemit te Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në punë, krahas certifikimeve të tjera sipas Standardeve ISO, dëshmon që kompania implementon dhe mirëmban një sistem cilësor të menaxhimit në të gjitha procedurat dhe proceset që kryhen çdo ditë në aspektin e cilësisë, ambientit, sigurisë dhe shëndetit në punë!”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat