Latifi: Qeveria me urgjencë duhet ta trajtojë çështjen e kontratës kolektive

Kosova

Latifi: Qeveria me urgjencë duhet ta trajtojë çështjen e kontratës kolektive

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 22:04
Smajl Latifi

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, ka folur për projektet që ai i ka realizuar deri më tani.

Latifi që vie nga radhët e AAK-së tha në Rubikon në Klan Kosova se problem urgjent i cili duhet të zgjidhet nga niveli qendror është “Kontrata Koletive”.

“Keq klasifikimi ka ardhur si rezultat i kontratës kolektive. Opinioni i modifikuar në këtë rast vjen nga kontrata kolektive. Jo për të gjitha komunat, po flas për komunën time. Dhe në qoftë se kjo ka të bëjë me kontratën kolektive direkt është përgjegjësi i nivelit qendror dhe po sakatosen komunat në këtë rast”, tha Latifi.

Ai në Rubikon foli edhe rreth vështirësive të tjera që komuna e Rahovecit has në realizimin e projekteve të parapara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat