Kandidat i LDK-së për deputet, Ardian Olluri ka njoftuar se Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka aprovuar listën e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në ketë listë bën pjesë edhe ai.
Olluri në “Facebook” ka shkruar se ky është një privilegj duke premtuar se do ta përfaqësojë Lipjanin me dinjitet dhe përgjegjësi.
“Me kënaqësi të veçantë ndajmë lajmin se Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka aprovuar listën e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Nga dega jonë në Lipjan, pjesë e kësaj liste janë: Kryetari Imri Ahmeti, Shkëlzen Hajdini, Rasim Hasani, Anila Reçica-Llugiqi dhe unë, Ardian Olluri”
“Është një privilegj i madh të jem pjesë e një ekipi kaq të mrekullueshëm, të udhëhequr nga vizioni dhe përkushtimi i Kryetarit Ahmeti. Së bashku, me miqtë e mi të shkëlqyer, do të punojmë me përkushtim për të përfaqësuar Lipjanin dhe qytetarët e Kosovës me dinjitet dhe përgjegjësi”, shkroi ai.