Fillon ndërrimi i gypit të ujësjellësit në Rahovec, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë

Kosova

Fillon ndërrimi i gypit të ujësjellësit në Rahovec, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 11:47
Rahovec

KRU “Gjakova” njofton konsumatoret e lagjes “Haxhi Hoti” në Rahovec se kanë filluar punimet për ndërrimin e gypit të ujësjellësit nga fi40 çelik ne fi40 PVC dhe kanalizimit nga fi100 në fi300, për t’i eliminuar problemet që kanë hasur qytetarët.

Me anë të një postimi në Facebook bëhet e ditur se ky investim është bashkëpunim i kompanisë së bashku me Komunën e Rahovecit.

Tutje theksohet se punimet do të zgjasin 3 ditë.

Do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë, duke shpresuar në mirëkuptimin e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat