KRU “Mitrovica”: Uji të mos përdoret për pije

Kosova

KRU “Mitrovica”: Uji të mos përdoret për pije

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 15:18
Ilustrim

Kompania rajonale e ujësjellësit,[KRU] “Mitrovica” ka njoftuar se janë anuluar kufizimet e ujit që janë vendosur dita ditë më parë për qytetin e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderaj.

KRU “Mitrovica” përmes një njoftimi publik në “Facebook” ka bërë apel për mos përdorimin e ujit për pije deri në raportin përfundimtar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

NJOFTIM:

Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se furnizimi me ujë të papërpunuar nga kanali i “Ibër Lepenci” është stabil, andaj furnizimi me ujë për konsumatorët është kthyer në normalitet.

Kjo do të thotë se ne kemi anuluar kufizimet e ujit që kemi vendosur më parë.

VINI RE:UJI, ENDE TË MOS PËRDORET PËR PIJE DERI NË RAPORTIN E IKSHPK-së. AI TË PËRDORET VETËM PËR HIGJIENË.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat