Komuna e Obiliqit ka njoftuar se ka nisur zbatimi i marrëveshjes ndërmjet ShMLP “Ismail Dumoshi” dhe NPL “Kastrioti” Sh.A., që synon realizimin e punës praktike për nxënësit.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se “nxënësit e ShMLP “Ismail Dumoshi”, nën udhëheqjen e përkushtuar të mësimdhënësit të praktikës profesionale, Izet Cakaj, ishin pjesë e një aktiviteti të veçantë – dekorimi i qytetit për festat e fundvitit”.
“Ky angazhim u mundëson atyre të zhvillojnë aftësitë profesionale, të kuptojnë rëndësinë e bashkëpunimit dhe të kontribuojnë në krijimin e një atmosfere festive për komunitetin”, thuhet në njoftim.
Tutje, theksohet se “Komuna e Obiliqit është krenare për nxënësit e saj dhe shpreh mirënjohje ndaj NPL “Kastrioti” Sh.A. për bashkëpunimin e shkëlqyer”.