Nxënësit e Komunës së Gjakovës mbajnë trajnim rreth edukimit mediatik

Kosova

Nxënësit e Komunës së Gjakovës mbajnë trajnim rreth edukimit mediatik

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 20:27
Pamje nga takimi

Nxënësit e Komunës së Gjakovës mbajnë trajnim rreth edukimit mediatik

Gjatë ditës së sotme në Komunën e Gjakovës, nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Gjakovës si dhe Zyrës për informin në Komunën e Gjakovës, të përkrahura nga misioni i OSBE-së në Kosovë, është organizuar një punëtori me nxënës të shkollave të mesme të Komunës së Gjakovës.

25 nxënësit të cilët ishin të pranishëm në këtë punëtori, kanë pasur mundësi që gjatë ditës së sotme që përveç trajnimit, të përfitojnë edhe informacione të vlefshme në dy tema të rëndësishme për ta, siç janë “Shkathtësitë e Prezantimit” dhe “Edukimi Mediatik”.

Gjatë këtij trajnimi të mbajtur,  zyrtari i OSBE-së, dhe zyrtari komunal për informim ofruan njohuritë dhe aftësitë thelbësore të nevojshme për t’u shprehur me vetëbesim, të kuptuarit kompleks të medias dhe përdorimin me përgjegjësi të botës digjitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat