Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka kërkuar nga qytetarët që të mbyllin obligimet financiare ndaj shërbimeve të ujit.
Postimi i plotë:
RIKUJTIM
Përmbyllni obligimet financiare ndaj shërbimeve të ujit
Të nderuar konsumatorë të KRU” Prishtina”!
Fillimisht ju falënderojmë për pagesa të shërbimeve të ujit!
Jemi në përmbyllje të vitit 2024, me suksese e sfida të mëdha që e përcollën vazhdimisht.
Sukseset e kompanisë janë vazhdimisht në arritje të pikës më të lartë ndonjëherë.
Kërkojmë nga secili prej jush që në afat 1 javor të përmbyllni obligimet tuaja financiare për shërbime të ujësjellësit, me ç’rast çdo pagesë që ju e realizoni rikthehet në investime për një infrastrukturë ujore më funksionale.
♤ Paguani faturat e ujit!
P.S. Paguani sa më shpejt faturat e ujit, për një fundvit me furnizim të rregullt me ujë të pijshëm.