Rruga A “përpinë” shtëpinë në Prishtinë, rrezikohen edhe disa të tjera

Kosova

Rruga A “përpinë” shtëpinë në Prishtinë, rrezikohen edhe disa të tjera

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 17:56
Punimet që po bëhen në rrugën A në Prishtinë kanë bërë që kjo shtëpi të përfundojë në këtë mënyrë.

Punimet që po bëhen në rrugën A kanë bërë që një shtëpi të shembet e disa të tjera të rrezikohen. Kjo sipas inxhinierit të ndërtimtarisë ka ndodhur për shkak të mungesës së masave mbrojtëse kurse Komuna ka paralajmëruar edhe dënim për kompaninë punë kryese

Punimet që po bëhen në rrugën A në Prishtinë kanë bërë që kjo shtëpi të përfundojë në këtë mënyrë.

Themelet e saj janë shembur për shkak të gërmimeve të dheut që u bënë këtu.

Kësisoj shtëpia është bërë tërësisht e pabanueshme.

Por pavarësisht kësaj, punimet janë duke vazhduar në rrugën e njohur si rruga Xhim Xhema.

Familja e cila ka banuar në këtë shtëpi është shpërngulur nga këtu, e bashkë me të janë shpërngulur edhe disa familje të tjera shtëpitë e të cilëve rrezikojnë që të shemben për shkak të punimeve në rrugën A.

E krejt kjo sipas Inxhinierit të Ndërtimtarisë ka ardhur si shkak i mungesës s= masave mbrojtëse.

“Realisht ato duhet të përfshihen në projekt në qoftë se në projekt ka qenë e paraparë ndonjë strukturë mbrojtëse normalisht kjo ka mundur të shpije deri tek rreshtoja e masivit te tokës sepse nuk ka pas strukturë mbrojtëse që e pranon presionin që ushtron masivi i tokë”, tha Guxim Rrudhani, inxhinier i ndërtimtarisë.

E sipas komunës familja ishte larguar nga kjo shtëpi para se dheu ta përpinte atë.

Kurse pas rastit, drejtoritë përkatëse janë duke përgatitur raportin vlerësuese, ku pritet ndëshkimi edhe i kompanisë ndërtuese.

“Realisht familja është shpërngulur me herët dhe ka qenë shtëpi e thatë që nuk ka banuar askush dhe po vazhdojnë punimet edhe në pjesën tjetër. Masat që janë ndërmarrë, fillimisht janë dal në vend të ngjarjes dhe janë bërë disa analiza prej drejtorive përkatëse dhe do të dilet me një raport final pastaj të intervenohet. Kjo është përgjegjësi totale e operatorit ekonomik për disa gabime që ka ndërmarrë operatori ekonomik do të ndëshkohet”, tha Donat Lushtaku, zyrtar për informim në Komunën e Prishtinës.

Rruga A kishte nisur në prill të vitit të kaluar dhe ishte paraparë të përfundonte për 240 ditë, ku kostoja e kësaj rruge kap vlerën 8 milionë euro.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat