Ramush Haradinaj: Liman Kryeziu përfaqëson qëndresën heroike të popullit

Kosova

Ramush Haradinaj: Liman Kryeziu përfaqëson qëndresën heroike të popullit

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 16:55
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore të patriotit Liman Aziz Kryeziu.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se i ndjeri u martirizua në qelitë e errëta të burgut të Nishit.

“Me zbulimin e pllakës përkujtimore në Bubavec dhe akademinë përkujtimore në Malishevë, ruajmë gjallë kujtimin e patriotit Liman Aziz Kryeziu i cili u martirizua në qelitë e errëta të burgut të Nishit”.

“Liman Kryeziu përfaqëson qëndresën heroike të popullit tonë përballë shtypjes sistematike jugosllave. Flijimi i tij në vitin 1947 na kujton se rruga drejt lirisë është shtruar me sakrifica të mëdha”, ka thënë Haradianaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat