Rritet deponia e mbeturinave në kryeqytet, komuna s’merr përgjegjësi, “Pastrimi” hesht

Kosova

Rritet deponia e mbeturinave në kryeqytet, komuna s’merr përgjegjësi, “Pastrimi” hesht

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

U premtua se deponitë ilegale do të mbyllen.

Por kësaj në kryeqytet nuk i është bërë zgjidhje ende, ani pse ka kohë që është prezente.

Për më tepër, ajo është në pronën e kompanisë “Pastrimi”.

Televizioni kishte raportuar për prezencën e kësaj deponie të mbeturinave afër kryeqytetit, në korrik të këtij viti. 5 muaj më vonë, asnjë hap nuk është ndërmarrë për largimin e tyre e prezenca e mbeturinave veçse është shtuar.

Aso kohe, nga kompania patën thënë se puna është voluminoze e mbeturinat e tilla, nuk ua pranon Deponia në Mirash, dhe se nuk kishte pasur operator të interesuar.

E këtë herë, “Pastrimi” nuk iu përgjigj interesimit të Dukagjinit për çështjen.

Lidhur me problematikën, nga komuna largojnë përgjegjsinë nga vetja e këtë e lënë në duart e inspekcionit.

“Fatkeqsisht, më vjen keq që po e them por kjo është deponia ilegale më e madhe në kryeqytet të cilën e ka krijuar vet ndërmarrja e cila do duhej përkujdesur për ambientin. Kjo ka qenë edhe vet arsyeja pse ua kemi hequr shërbimin ndërmarrjes “Pastrimi” sepse nuk ja vlen që mbeturinat t’i marrësh brenda kryeqytetit e ti vendosësh në një cep të kryeqytetit. Kjo është arsyeja pse kemi marrë operatorë privat dhe kjo mbetet çështje e inspekcionit. Sa e di veçse ka qenë një herë te ndërmarrja pastrimi. Me siguri u ka caktuar edhe masë detyrimore për të eleminuar deponinë”, ka deklaruar Bekim Brestovci, drejtor i Shërbimeve Publike.

Televizioni ka pyetur edhe drejtorin e Inspekcionit, Florian Dushi lidhur me rastin, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

Nga veprimet, komuna u detyrua të përcaktonte operatorë privat e numrin e tyre, thotë se synon t’a ngrit vitin e ardhshëm.

Nga deponitë ilegale të mbeturinave, Komuna e Prishtinës deri tani ka eleminuar katër prej tyre.

E për të shmangur krijimin e tyre, Brestovci tregon se komuna synon shpërndarjen e 2500 kontinjerëve për mallra ndërtimore.

Para se të nisnim me trajtimin e këtyre deponive ilegale të krijuara, natyrisht sr kemi caktuar 101 lokacione për kontinjerët ku do të hidhen mallrat ndërtimore. Tashmë qytetari e ka mundësinë mos t’i hudh vend e pavend. Fatkeqsisht kemi arritur ti sanojmë vetëm disa prej tyre, ato që kanë qenë me volum më të madh dhe me rrezikshmëri, ne do vazhdojmë trajtimin e deponive të mbledhura”, ka theksuar Brestovci.

Komuna largoi deponitë në Fushën e Pajtimit, Kodrën e Trimave, Barlievë dhe Besi.

Në anën tjetër, punëtorët e kompanisë Pastrimi kanë protestuar disa herë radhazi para Komunës, duke kundërshtur nismën që të merren operatorë ekonomikë privat për shërbimet e pastrimit.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat