Komuna e Podujevës, përmes Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, ka hapur thirrjen për bizneset lokale që të aplikojnë për vendosjen e shtëpizave të drurit në kuadër të projektit/festivalit “Ditët e Fundvitit 2024”.
Afati për aplikim fillon nga sot, 16 dhjetor dhe zgjat deri më 18 dhjetor 2024.
Ky aktivitet ka për qëllim ngritjen e turizmit të brendshëm, pasurimin e jetës kulturore, si dhe rritjen e aktiviteteve argëtuese në qytetin e Podujevës.
Njëkohësisht, synohet edhe mbështetja e bizneseve lokale përmes ofrimit të shërbimeve të gastronomisë në “Sheshin e Dëshmorëve”.
Për kriteret dhe procedurat e aplikimit, bizneset mund të marrin më shumë informacione përmes kanaleve zyrtare të komunës.