FSK mbanë ligjëratë me nxënës për rrezikun nga mjetet piroteknike

Kosova

FSK mbanë ligjëratë me nxënës për rrezikun nga mjetet piroteknike

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 14:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të aktiviteteve vjetore, Forca e Sigurisë së Kosovës  në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, po mban ligjërata rreth “Rrezikut nga mjetet piroteknike” me nxënës të Shkollave të Mesme të Ulëta në Republikën e Kosovës.

Ekipet trajnuese të Deminimit të FSK-së, sipas një njoftimi, kanë për qëllim vetëdijesimin e nxënësve për rrezikun që mund të shkaktojnë mjetet piroteknike  gjatë përdorimit të tyre, veçanërisht tani në prag të festave të fundvitit.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkushtuar në ngritjen e nivelit të sigurisë në të gjitha fushat.

Me këtë rast kërkon bashkëpunim me prindërit në mënyrë që të zvogëlojmë incidentet që mund të shkaktohen gjatë përdorimit të këtyre mjeteve”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat