Mot të kthjellët e rritje të temperaturave paralajmëroi në fillim të kësaj jave meteorologu Mendim Rugova.
Ai tha në #Gjesi se “këto katër ditët e para po pritet me pasë më shumë kthjellime”. Erërat tha se parashihet të jenë kryesisht të qeta”, ndërsa “depërtimi i masave të ngrohta ajrore sjell një rritje të temperaturave”.
“Ditëve të ardhshme po pritet një rritje e temperaturave, deri në 9 e 11°C”, tha Mendim Rugova.
Në përgjithësi, ai tha se do të ketë “një mot stabil, me kthjellime”, por shtoi se “në ultësira duhet me pasë parasysh që mundet me pasë mjegull”.
Në fundjavë, ai paralajmëroi të reshura.
“Edhe këtë fundjavë, prej ditës së premte pritet të ketë të reshura. Me siguri deri të shtunën mund të shndërrohen në reshje të dëborës”.