Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video duke folur para personelit shëndetësor.
Hamza i ka thënë mjekëve, infermierëve dhe personelit shëndetësor se profesioni i tyre shkon përtej një kontrate, përtej një page, sepse kanë të bëjnë me shëndetin e njeriut, me jetën e njeriut.
“Unë e di që, falë juve, falë punës suaj, shumë njerëz e kanë vazhdu jetën, shumë njerëz i kanë tejkalu problemet e tyne. E di çka do të thotë për familjen kur e ka dikënd të sëmurë në shtëpi edhe e di çka do të thotë kur personeli shëndetësor i jep ndihmë”, ka thënë Hamza.
Ai ka thënë se Kosova mund të bëjë më shumë për heronjtë e përditshëm të saj.