Blerim Gashi nuk kursen ironitë: Spitalet po bëhen televizione

Kosova

Blerim Gashi nuk kursen ironitë: Spitalet po bëhen televizione

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 22:14
Blerim Gashi

Analisti politik, Blerim Gashi derisa ka komentuar ftesën e Prokurorisë Speciale për kryeministrin e vendit, Albin Kurtin nuk ka kursyer ironitë për aktakuzën e fundit të Prokurorisë Speciale drejtuar disa pronarëve të medieve në vend për shpëlarje parash.

I pyetur për ftesën e Prokurorisë Speciale ndaj Kurtit, Gashi është përgjigjur me ironi, duke thënë “mendova mos po pyt për spitalet që po bëhen televizione”.

“Për këta apo për atë skandalin tjetër të prokurorisë, atë shuj mos fol, fshije lajmin të lutem, të lutem. A po për kryeministrin e paske. Mendova mos po pyt për këto spitalet që po bëhen televizione”, ka thënë Gashi.

Tutje, Gashi ka thënë se kryeministri Kurti nuk është duke ikur dhe se do t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat