Komuna e Vitisë së shpejti do të pajisjet me disa automjete dhe disa pajisje, të cilat do të jenë në shërbim të Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Viti.
Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se ky donacion u bë i mundur falë bashkëatdhetarit nga nga Binça e Vitisë, z.Vilson Gega.
“Ky donacion u bë i mundur falë përkushtimit dhe vullnetit të bashkatdhetarit tonë nga Binça e Vitisë, z.Vilson Gega, i cili bashkëpunoj ngushtë me autoritetet gjermane dhe komunën e Vitisë, që të sjellim këtë donacion shumë të rëndësishëm në Viti”, thuhet në njoftimin e komunës.
Ndryshe, kryetari i komunës, Sokol Haliti tha se kjo ndihmë do të lehtësoj punën për zjarrfikësit në misionin e tyre të mbrojtjes së jetës dhe pasurinë e qytetarëve.