Mendimi për motin – 17.12.2024
Mot kryesisht me diell dhe i butë po parashihet të mbretëroj ditën e mërkurë. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave shfaqen kushte për formim të mjegullës apo mjegullinës. Më vonë gjatë mbrëmjes kalojnë vransira, kryesisht të larta. Mbetet më tutje qetë, vetëm ditën aty këtu mund të frynë erëra të lehta drejtimesh të ndryshme 1-3m/s. Temperaturat minimale zbresin në -3C e 0C, e ato maksimale shkojnë deri në 8C e 11C.
Mot stabil me kthjellime e diell parashihet ditën e enjtë.
Temperaturat ende të larta deri në 8C e 10C. Të premten vransirat fillojnë të shtohen, e më vonë në mbrëmje shfaqen kushte për të reshura shiu, që me rënie të temperaturës shndërrohen në reshje dëbore ditën e shtunë. Më vonë deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë, e të dielen do të ketë intervale me diell. Temperaturat maksimale pësojnë rënie në 1C e 2C, e ato minimale deri në -4C.