Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 15 vjetorit të shoqatës “Jetimat e Ballkanit”

Kosova

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 15 vjetorit të shoqatës “Jetimat e Ballkanit”

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 23:01
Foto ilustrim

Këtë të marte është shënuar  15-vjetori i themelimit të Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”. E për nderë të kësaj dite u organizua një ceremoni në Suharekë. Ku të pranishëm ishin figura të shumta, përfshirë politikan, e donator. Në këtë ceremoni nuk munguan as surprizat.

Me intonimin e himneve të Shqipërisë e të Kosovës, filloi ceremonia e  15-vjetorit të themelimit të Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.

Pjesë e kësaj ceremonie, ishin përfaqësues nga institucionet qendrore e lokale, politikanë por edhe nga OJQ-të e Bashkësitë Fetare e donator të shumtë.

I pari i kësaj shoqate Halil Kastrati , falënderoi të gjithë ata që ndihmuan shoqatën për këto 15 vjet.

“Kurrë nuk e kam menduar që do të vjen një ditë e do të bëjmë manifestim për shoqatën sepse ka qenë fillimi shumë i vështirë edhe nuk më ka marrë mendja që do vjen kjo ditë. Veç Zoti është një edhe po ju them sinqerisht që ndoshta ai ka punuar me zemrat tona se e kemi pas vështirë në 15 vite me ju qëndruar  lloj lloj loti të nënave e baballarëve përballë. Jemi sprovua me lloj lloj historie, lloj lloj rrëfimesh por mbi të gjitha  kjo është rezultati.02:25-02:31

Faleminderit shumë , faleminderit mbi 300 mijë shqiptarë donatorë”.

I ftuar ishte edhe kryeministri Albin Kurti i cili kishte disa fjalë për shoqatën dhe të parin e saj.

“Halil Kastrati dhe shoqata “ Jetimat e Ballkanit”, për shumë hallexhi kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë si dritare drejt mundësive edhe atëherë kur errësira duket e patejkalueshme”.

Për një fjalë rasti u ftua edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

“Asnjëherë nuk do të arrini mirësinë, devotshmërinë sinqeritetin e bollshëm në raport më Krijuesin deri sa të ndani atë që e doni, dhe çfarë do që ndani është fjala ndihmë sadaka”.

Ndërkohë në këtë ceremoni u prezantua edhe një përmbledhje e shkurtër e veprimtarisë së shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.

Në këtë ceremoni nuk munguan as surprizat.

Po ashtu, në këtë 15 vjetor shoqata “ Jetimat e Ballkanit” e bënë me banesë një nënë me 7 jetimë.

Ndërsa mirënjohje iu dhurua të parit të shoqatës nga Besarta Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat