Edhe Komuna e Drenasit ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësirat publike

Kosova

Edhe Komuna e Drenasit ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësirat publike

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Komuna e Drenasit njofton qytetarët se bazuar në një urdhëresë të re, ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike në të gjitha hapësirat publike.

Në njoftim thuhet se urdhëresa përfshinë: Sheshet, rrugët dhe hapësirat tjera publike.

Shitja e produkteve piroteknike lejohet vetëm nga data 19 deri më 31 dhjetor, ndërsa përdorimi i fishekzjarrëve është i lejuar nga 26 dhjetor deri më 1 janar 2025. Çdo shkelje e këtij vendimi do të ndëshkohet: Me gjoba nga 200 deri në 500 euro. Ose me dënim me burgim nga 3 deri në 10 vite”, vijon njoftimi.

Tutje thuhet se për zbatimin e kësaj urdhërese do të kujdeset Drejtoria e Inspeksionit.

“Ju ftojmë të respektoni këtë vendim për të garantuar sigurinë dhe qetësinë gjatë festave të fundvitit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Komunës së Drenasit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat