Abdixhiku thotë se ndryshimi i madh po vjen: Shtet më i fortë dhe i sigurt për të gjithë

Kosova

Abdixhiku thotë se ndryshimi i madh po vjen: Shtet më i fortë dhe i sigurt për të gjithë

Më: 18 dhjetor 2024 Në ora: 12:14
Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka qëndruar në qytetin e Lipjanit, nga ku edhe ka treguar planet e partisë që udhëheq ai për aspektin e Sigurisë, Mbrojtjes dhe Drejtësisë.

I pari i LDK-së ka bërë të ditur ndër tjerash ai si kryeministër planifikon që të rrisë numrin e policëve, ta bëjë nga 8 mijë sa është, në 10 mijë.

Po ashtu ai ka paraparë edhe pensionimin e hershëm të 2000 policëve.

‘‘Një ndër fokuset kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës mbetet forcimi i Policisë së Kosovës. Kemi paraparë rritjen e numrit të policëve nga 8,000 në 10,000. Përfshirë dhe pensionimin e 2,000 policëve para kohës’’, ka thënë ndër tjerash ai.

Pos kësaj, Abdixhiku ka treguar edhe vizionin e tij për mbrojtje.  

‘‘Në mbrojtje kemi vizion shumë të qartë: Integrimin e Kosovës në Aleancën veri-atlantike në NATO’, ka deklaruar ai mes tjerash.

Sa i përket drejtësisë, ai ka deklaruar se do të bëjë vetting të pjesërishëm, ashtu edhe siç shihet me ligj.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat