Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se sot ekipet e kontrollit kanë shkyçur nga rrjeti i furnizimit me ujë të pijes konsumatorët që nuk i kanë shlyer detyrimet e papaguara.
KRU “Mitrovica” u ka bërë thirrje konsumatorëve të jenë sa më të rregullt me pagesat e tyre.
Kjo sipas njoftimit me qëllim që të mos merren masa të tilla dhe konsumatorët të mos ngarkohen me shpenzime shtesë.
“Shfrytëzojmë rastin që edhe kësaj radhe të u bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që të jenë sa më të rregullt me pagesat e tyre në mënyrë që as ne të mos detyrohemi të ndërmarrim masa të pa këndshme dhe ju mos të ngarkoheni me shpenzime shtesë (të pa nevojshme) qoftë për shpenzime të shkyçjes/ri kyçjes apo edhe të procedurave përmbarimore e gjyqësore”, thuhet në njoftim.
Ditë më parë, KRU “Mitrovica” i ka falënderuar konsumatorët që i kanë paguar këto detyrime