Gllogjan, përkujtohet rapsodi i njohur shqiptar, Kadri Moni

Kosova

Gllogjan, përkujtohet rapsodi i njohur shqiptar, Kadri Moni

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Në një atmosferë tradicionale, ashtu siç i kaloi mbi 50 vjet veprimtari muzikore nëpër odat e Dukagjinit e Kosovës, në një Akedemi përkujtimore në Gllogjan është përkujtuar rapsodi i njohur shqiptar, Kadri Moni.

Këngëtarë dhe studiues të folklorit burimor shqiptar e kanë vlerësuar lart veprën dhe kontributin e tij.

“Zëri dhe kënga e Kadri Monit sot jan aset kulturor në folklorin burimor shqiptar. Reportori i tij muzikor qindra këngë folklorike dhe popullore, këngë të përpunuar edhe nga zhanre tjera të muzikës shqiptare dhe këngët origjinale të tij, sidomos me këngët e reja që i krijoi në periudhën e pasluftës, këngë për luftën e lavdishme të UK-së dhe për dëshmorët e kombit”, ka thënë Prof Bekim Vishaj, studiues i etnokulturës.

“Unë e kam pas fatin që ta kem Kadri Monin, Bajrush Dodën dy herë në darsëm që i kam martu dy vallzni. Edhe Kadri Moni, Zenun Gashi, Hajdar Doda që kan këndu si grup e kan pas një za gulmues, melodik edhe shumë të mirë”, ka thënë rapsodi Ymer Sefe Mleqani.

“E kemi dëgju tuj këndu me Bajrush Dodën edhe të gjithëve na bënte përshtypje, po ky zani i dytë kush është? Sa bukur e përcillte edhe ma mirë se Bajrushi. Ma vonë morëm vesh se është Kadri Moni, kujtii i tij do të rroj ndër vite e shekuj se ai ka lanë një thesar me ato kangë që i kan shërbye vazhdimisht trollit edhe kombit”, ka thënë Hysen Dida, rapsod i mirënjohur shqiptar.

“Pas gjithë këtyre fjalëve që i dëgjova prej njerëzve që kanë mar rrugë me ardhë  me na nderu emrin e prindit tonë , nuk kam cka me shtu pos t’ju falënderoj nga zemra dhe ndihem krenar me ju që keni gjet kohë me ardhë me na nderi babën edhe familjen tonë”.

Zëri unik i rapsodit Kadri Moni sidomos në vitet e 80- dhe 90 -ta u bë frymëzim  për luftëtarët e lirisë që porosinë e tyre e përkthyen në lirinë e brezave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat