Bahtiri i pret në konak Shaljanët: Me dorë në zemër e besë shqiptare më premtuan mbështetje

Kosova

Bahtiri i pret në konak Shaljanët: Me dorë në zemër e besë shqiptare më premtuan mbështetje

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 17:13
Foto nga takimi

81’shi i VV-së, kandidati për deputet Agim Bahtiri sonte mirëpriti në konakun e tij shaljanë nga të gjitha fshatrat e Shalës së Bajgorës.

Ata ishin aty për t’i uruar me dorë në zemër e besë shqiptare shpalljen e kandidaturës për deputet dhe i premtuan mbështetje të palëkundur.

“Jam krenar për këtë përkrahje dhe besën që kanë lidhur Shala e Bajgorës për të qenë krah meje dhe jam i vendosur të jem zëri i tyre deri në fund!”, shkroi Bahtiri në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Sot në konakun tim më erdhen Shaljanët nga të gjitha fshatrat e Shalës së Bajgorës.

Me dorë në zemër e besë shqiptare, më uruan shpalljen e kandidaturës për deputet dhe më premtuan mbështetje të palëkundur.

Jam krenar për këtë përkrahje dhe besën që kanë lidhur Shala e Bajgorës për të qenë krah meje dhe jam i vendosur të jem zëri i tyre deri në fund!

AB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat