81’shi i VV-së, kandidati për deputet Agim Bahtiri sonte mirëpriti në konakun e tij shaljanë nga të gjitha fshatrat e Shalës së Bajgorës.
Ata ishin aty për t’i uruar me dorë në zemër e besë shqiptare shpalljen e kandidaturës për deputet dhe i premtuan mbështetje të palëkundur.
“Jam krenar për këtë përkrahje dhe besën që kanë lidhur Shala e Bajgorës për të qenë krah meje dhe jam i vendosur të jem zëri i tyre deri në fund!”, shkroi Bahtiri në postimin e tij.
Postimi i plotë:
Sot në konakun tim më erdhen Shaljanët nga të gjitha fshatrat e Shalës së Bajgorës.
Me dorë në zemër e besë shqiptare, më uruan shpalljen e kandidaturës për deputet dhe më premtuan mbështetje të palëkundur.
Jam krenar për këtë përkrahje dhe besën që kanë lidhur Shala e Bajgorës për të qenë krah meje dhe jam i vendosur të jem zëri i tyre deri në fund!
AB