Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar se kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku, është pensionuar.
Kryesuesi i PZAP-it, Zenel Leku, në emër të anëtarëve të Panelit dhe Zyrtarëve të Sekretariatit, e ka uruar Deskun me rastin e pensionimit, duke i dëshiruar shëndet dhe jetë të lumtur.
Gjithashtu, të njëjtit i ka shprehur mirënjohjen më të thellë, për punën e palodhshme, përkushtimin dhe kontributin e çmuar shumë vjeçar të tij në këtë institucion, duke theksuar se kontributi i tij dhe profesionalizmi i lartë kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin dhe funksionimin efikas të PZAP-it.
“Nga ana tjetër, Desku ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për bashkëpunimin me stafin e PZAP-it, përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare si dhe akterët e proceseve zgjedhore në Kosovë. Gjithashtu, ai ka shprehur gatishmërinë për të ofruar mbështetjen dhe përvojën e tij në çdo kohë që institucioni ka nevojë, duke iu uruar institucionit suksese të vazhdueshme në të ardhmen”, thuhet në njoftim.