Shtime: Investime prej gjysmë milioni euro në ndriçimin publik

Kosova

Shtime: Investime prej gjysmë milioni euro në ndriçimin publik

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 20:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti janë investuar rreth 500 mijë euro në shtrirjen e rrjetit të ndriçimit publik në komunë.

Investimet janë realizuar në disa lokacione kryesore, duke përmirësuar ndjeshëm sigurinë dhe cilësinë e jetës për banorët e zonave përfituese.

E premtuam dhe e bëmë. Gjysmë milion euro janë investuar me sukses vetëm këtë vit në shtrirjen e rrjetit të ndriçimit publik”, ka njoftuar Aliu përmes një postimi në Facebook.

Lokacionet ku ka përfunduar ndriçimi publik përfshijnë rrugën “Anton Çetta dhe fshatrat Pjetërshticë, Carralevë, Gjyrkoc, Mollopolc, Vojnoc dhe Reçak.

Përveç këtyre, ndriçimi është shtrirë edhe në shumë zona të tjera, duke u siguruar qindra familjeve dhe banorëve lëvizje më të lirshme dhe më të sigurta gjatë natës.

Ky projekt përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës komunale, duke e bërë Shtimen një vend më të ndriçuar dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat