Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka qenë në Klinë në “Turneun e Ndryshimit”.
Manaj, përmes një postimi në facebook u shprehë se rikthimi i madh i LDK-së në qeverisjen qendrore, është interes i shtetit dhe i gjithë qytetarëve të vendit.
“Sonte në Klinë në “Turneun e Ndryshimit”!
Takimet e tilla garantojnë fitorën e LDK-së në Klinë dhe në tërë Kosovën, si forca e parë politike! Rikthimi i madh i LDK-së në qeverisjen qendrore, është interes i shtetit dhe i gjithë qytetarëve të vendit!
Rrugën e bëjmë bashkë!”, ka shkruar Manaj.