24 orë pa rrymë fshati Kabash, Kryetari Haliti kërkon angazhim të shpejt nga KEDS-i: E papranueshme në këto ditë të ftohta

Kosova

24 orë pa rrymë fshati Kabash, Kryetari Haliti kërkon angazhim të shpejt nga KEDS-i: E papranueshme në këto ditë të ftohta

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 12:11
Sokol Haliti

Gazeta raportoi se disa fshatra të Vitisë po përballen me reduktime të gjata të rrymës, në veçanti fshati Kabash ku banorët kanë 24 orë pa rrymë.

Lidhur me këtë shqetësim për banorët e disa fshatrave të komunës që ai drejton, kryetari Sokol Haliti ka thënë se një gjë e tillë është e papranueshme që të ndodh në këto ditë të ftohta dimri.

“Është e pa pranueshme furnizimi jo i rregullt me energji elektrike në komunën e Vitisë, gjatë këtyre ditëve të fundit gjatë stinës së dimrit, konkretisht në qytet dhe disa fshatra, sidomos në këtë mot të ftohtë kur dihet se një pjesë e madhe e qytetarëve shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje”, tha Haliti

Kryetari i komunës së Vitisë kërkoi nga KEDS-i që sa më parë të bëhen intervenimet e nevojshme dhe furnizimet me energji elektrike të normalizohen për qytetarët.

Ai tha se KEDS-i duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për furnizim stabil me energji elektrike për banorët e Vitisë, ndërsa kërkoi që të angazhohen shpejt në kthimin e energjisë.

“Kërkoj nga kompania KEDS që sa më parë të bënë intervenimet e nevojshme që të kthehet furnizimi normal me energji elektrike për qytetarët vitias dhe klientët e tyre besnik. KEDS duhet të ndërmarrë paraprakisht të gjitha masat e nevojshme që qytetarët tanë të kenë furnizim stabil me energji elektrike, në veçanti në stinën e dimrit. Duke pasur parasysh bashkëpunimin tonë të mirë me KEDS-in, kërkoj mirëkuptimin dhe angazhimin e tyre të shpejt në kthimin e furnizimit dhe sigurimin stabil me energji elektrike për qytetarët tanë”, tha Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat