Kryerari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka takuar strukturuar udhëheqëse të NISMA-s në Kaçanik.
Me këtë rast, Limaj ka thënë se kaçanikasit janë të shqetësuar për udhëkryqin në të cilin ndodhet Kosova, duke u ballafaquar me sfida të ndryshme dhe duke përjetuar çdo ditë vështirësi nga kriza që ka kapluar vendin.
“NISMA Socialdemokrate në Kaçanik është mobilizuar dhe është e gatshme të fuqizojë mbështetjen për listën tonë, për një Kosovë fituese, veç VEPRA”, ka shkruar Limaj.
Postimi i plotë i Limajt:
Strukturat udhëheqëse në Kaçanik janë të gatshme për zgjedhjet e 9 shkurtit!
Kaçanikasit janë të shqetësuar për udhëkryqin në të cilin ndodhet vendi, duke u ballafaquar me sfida të ndryshme dhe duke përjetuar çdo ditë vështirësi nga kriza që ka kapluar vendin.
NISMA Socialdemokrate në Kaçanik është mobilizuar dhe është e gatshme të fuqizojë mbështetjen për listën tonë, për një Kosovë fituese, veç VEPRA.