Përurohet rruga Zhur-Brod prej 42 kilometrash

Kosova

Përurohet rruga Zhur-Brod prej 42 kilometrash

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 16:07
Albin Kurti

Sot u përurua rruga Zhur-Brod, që lidh fshatrat Zhur, Dragash dhe Brod, me një gjatësi prej 42 kilometrash dhe vlerë investimi prej 7.9 milionë euro.

Në përurim morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu dhe zëvendësministrat Hysen Durmishi dhe Jeton Raka.

“Rruga është e rëndësishme për qarkullimin, ekonominë dhe turizmin”, tha Kurti, duke falënderuar të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e projektit.

Aliu theksoi se rruga do të ndihmojë zhvillimin e turizmit në Brod, ndërsa zëvendësministri Durmishi paralajmëroi rehabilitimin e një segmenti shtesë prej 2.4 kilometrash vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat