Hamza te konventa e Rinisë: Ne ofrojmë vizion për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve

Kosova

Hamza te konventa e Rinisë: Ne ofrojmë vizion për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 16:40
Bedri Hamza

Të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës e kanë mbajtur një konventë për promovimin e kandidatëve të rinj që i kanë në listën zgjedhore për deputetë.

Të pranishëm në këtë konventë ishin edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën.

Krasniqi ka shprehur mirënjohje të thellë për angazhimin e palodhur të të rinjve të PDK-së, duke thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të ishte kjo që është sot, pa angazhimin e madh të të rinjve.

Ndërsa, kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se rinia e PDK-së ka qenë gjithmonë forcë që shtyn kufijtë dhe sfidon status quo-në.

“Puna juaj deri tani ka qenë e jashtëzakonshme. Ju keni organizuar aktivitete që kanë inspiruar bashkëmoshatarët tuaj, keni promovuar vlerat dhe parimet e PDK-së dhe keni qëndruar të palëkundur në mbrojtjen e interesave të qytetarëve tanë. Ne ofrojmë një vizion për një Kosovë që i jep mundësi rinisë, që krijon vende pune, që forcon arsimin dhe që garanton drejtësi për të gjithë. Dhe ju, rinia e PDK-së, jeni thelbi i kësaj oferte. Ju jeni ata që do ta shpërndani mesazhin tonë, që do të frymëzoni besim dhe që do të tregoni që PDK-ja është partia e të ardhmes”, ka thënë Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat