Jehona Lushaku Sadriu: Mësimi gjithë ditor në Prishtinë ka ulur shpenzimet e familjeve

Kosova

Jehona Lushaku Sadriu: Mësimi gjithë ditor në Prishtinë ka ulur shpenzimet e familjeve

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 20:10
Jehona Lushaku Sadriu, kandidate e LDK-së

Reforma e mësimit gjithditor në Prishtinë ka sjellë ndryshime të ndjeshme në jetën e përditshme të familjeve.

Jehona Lushaku Sadriu, kandidate e LDK-së, thekson se ky model ka ulur kostot për prindërit, pasi tashmë ata nuk kanë nevojë të paguajnë për qëndrimin ditor të fëmijëve.

“Jeta e familjeve është lehtësuar, është ulur kostoja, dhe gratë, veçanërisht nënat, tani kanë mundësi të punojnë, duke siguruar dy paga për mirëqenien e familjes,” deklaroi ajo.

Lushaku Sadriu vuri në dukje gjithashtu përfitimet për zhvillimin e fëmijëve: “Rritet koha e sportit, i ushqejmë shëndetshëm dhe, në përgjithësi, ngritet cilësia e arsimit.”

Ky model synon të zgjerohet në të gjithë Kosovën, duke e afruar vendin me standardet evropiane. Në Bashkimin Evropian, fëmijët qëndrojnë në shkollë dyfish më shumë kohë, duke përfituar nga një zhvillim më i plotë personal dhe akademik.

“Ky është një investim i drejtpërdrejtë në familjet dhe fëmijët tanë, duke ndërtuar një Kosovë më të barabartë dhe më afër Evropës,” përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat