Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje

Kosova

Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 20:15
Termokos

Prishtinasit i kanë shtuar shqetësimet për çmimin e faturimit të ngrohjes nga Termokosi.

Të përmbledhura në një reagim publik organizata CorrWatch i ka renditur kërkesat duke kërkuar transparencë dhe llogaridhënie nga Termokosi dhe ZRRE.

Vërejtjet janë këto: zbatim i tarifave të pamiratuara nga ZRRE, aplikim i tarifave paushall, si dhe kategorizim në konsum të përbashkët dhe kapacitet termik. Të gjitha këto lëvizja sipas kësaj organizate kanë shtrenjtim të papritur të faturave për rreth 30%.

Përgjigje për të gjitha këto pretendime ka dhënë Zëdhënësja e ngrohtores së Kryeqytetit.

“Nuk ka kurrfarë shtrenjtimi ne i kemi bërë publike këto fatura këto tarifa i ka bërë publike edhe ZRRE përmes një komunikimi direkt me media në faqen tonë në rrjetet sociale, nuk ka të bëjë aspak me shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike”, ka thënë zëdhënësja Afërdita Uka.

Uka thotë se 70% e konsumatorëve kanë arritur të kursejnë në faturat e nëntorit ose të paguajnë aq sa vitin e kaluar. Sipas saj vetëm tek 30% e konsumatorëve është vërejtur faturë më e lartë, dhe kjo për shkak të konsumit të tyre e jo shtrenjtimit të çmimeve

Krahas përgjigjes së Zëdhënëses, ne kemi kërkuar një qëndrim edhe nga ZRRE, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

“Ka qenë e miratuar nga ZRRE-ja si metodologjia e faturimit, si tarifat, si ato ndarja nëpër ato vijat e metologjisë që është bërë faturimi, gjithçka edhe forma e faturës, gjithçka ka qenë e miratuar nga ZRRE”, ka shtuar Uka.

Uka këmbëngul se as me metër katrorë e as me regjistrues ose njehsor të ngrohjes, as nuk janë zbatuar faturat paushall e as nuk janë ngritur çmimet. Mbi gjysma e 30 mijë konsumatorëve tashmë janë pajisur me matës të ngrohjes.  Prej tyre rreth 7 mijë po faturohen me matje, ndërsa muajve në vazhdim ky numër do të rritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat