Nikaj: Qeveria e ka çuar dëm një administratë të ShBA-ve

Kosova

Nikaj: Qeveria e ka çuar dëm një administratë të ShBA-ve

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 23:02
Bernard Nikaj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bernard Nikaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen e saj ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Nikaj theksoi se administrata e fundit amerikane, me Presidentin Joe Biden në krye, ka qenë një prej më mbështetëseve ndaj Kosovës, por qeveria aktuale nuk ka arritur të përfitojë prej kësaj.

“Qeverisja Kurti e ka, nëse bën më thënë në formë popullore, e ka çuar dëm një administratë të ShBA-ve, e cila e ka pasur një president, i cili e njeh Kosovën personalisht. I vetmi president i cili e ka njohur Kosovën personalisht në detaje, i cili e ka marrë familjen në Ferizaj në përurim të rrugës me emrin e djalit të tij ka qenë president i ShBA-së dhe Kosova s’ka arrit asgjë gjatë atij mandati. Kjo qeveri e ka humb këtë shans.

Qasja e PDK-së në raport me ShBA-të nuk bën dallim mes administratave, është një qasje racionale bashkëpunuese, e cila edhe në kaluarën ka prodhuar rezultate”, ka thënë Nikaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat