Specialisti i kirurgjisë ortopedike, Arbër Tolaj po synon për herë të tretë ulësen e Kuvendit të Kosovës duke qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të koalicionit AAK-Nisma.
Tolaj ka mbaruar për Menaxhim Shëndetësor dhe magjistraturën profesionale ortopedike. Në periudhën e luftës ka shërbyer si mjek në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe pastaj edhe në Ushtrinë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Arbër Tolaj i cili në listën e kandidatëve mban numrin 34 premton se do të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve në nevojë dhe kontributin e tij profesional do ta jap edhe tani në paqe.
Tolaj: Do të jem zë i fuqishëm për qytetarët në nevojë
“Qytetarët e mijë duhet të më votojnë për shumë arsye, por në aspektin profesional shëndetësor është arsyeja më e madhe tani sepse lufta ka përfshirë gjithë Kosovë, secili prej nesh kur ka dhënë kontribut në luftë e ka pas obligim moral, familjar, patriotik dhe kombëtar. Tani secili person në profesionin e tij kontributin më të madh apo vlerën më të madhe aty ku është duke vepruar. Këtë e kam dëshmuar me dekada të tëra duke iu dal në ndihmë shumë rrethana njerëzve e edhe palëve në nevojë sidomos në aspektin shëndetësor... Do të jem zë i fuqishëm për të gjithë qytetarët në nevojë ashtu siç kam qenë edhe në legjislaturën e shtatë”, potencon ortopedi.
Krahas fokusit në shëndetësi, kandidati për deputetë nga radhët e koalicionit AAK-Nisma, Arbër Tolaj thotë se fokusi kryesor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është futja e Kosovës në NATO.
Tolaj: Kosova me Aleancën do të jetë në NATO
“Kësaj radhe Aleanca është futur fuqishëm për ta çuar vendin drejt NATO-së. Jo vetëm motoja jonë e parë që është.. Kosova nëpërmes Aleancës në NATO kjo është një premtim i cili duhet të realizohet sepse aktualisht Kosova e dimë sa i përket çështjes së sigurisë nuk qëndron mirë për shkak të problemeve aktualisht që i kemi në veri”, thotë Tolaj.
Duke e vlerësuar gjendjen në shëndetësi si jo shumë të favorshme, Tolaj potencon se si AAK synon përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.
Tolaj: Jemi fuqishëm të organizuar dhe duke punuar shumë në drejtim të përmirësimit të jetës
“Qeveria aktuale mendoj se është qeveria më e dobët nga paslufta në të gjitha sferat dhe segmentet ka dështuar e mos të flasim për sektorin e shëndetësisë që edhe në programin e tyre qeverisës nuk e ka dhënë asnjë zotim të vetëm që do të bëjë ndonjë zgjidhje të mirë për sektorin e shëndetësisë, .... 02’17Jemi fuqishëm të organizuar dhe duke punuar shumë në drejtim të përmirësimit të jetës dhe mirëqenies së qytetarëve. Në këtë rast fokusi im kryesor që i referohet edhe profesionit tim është mirëqenia dhe prosperiteti për gjithë qytetarët në aspektin shëndetësor duke filluar në implementimin e ligjit të sigurimeve shëndetësore, kur dihet mirëfilli që Kosova ndër vendet e rralla në botë, mos të flasim në Evropë që nuk posedon sigurime shëndetësore”, theksoi specialisti i kirurgjisë së ortopedisë.
Gjatë intervistës për KosovaPress, ish-deputeti, Arbër Tolaj tha se si AAK kanë përpiluar një strategji për sektorin e shëndetësisë, me qëllim të dilet nga kriza me të cilat po përballet ky sektor.
Tolaj: Synojmë fuqizimin e mjekësisë primare dhe decentralizimin e QKUK-së
“Fuqizimi fillon nga mjekësia primare, për momentin duhet secili qytetarë, çdo familje e Kosovës ta ketë mjekun e saj familjar varësisht lokalitetit ku jeton. Në mjekësinë primare do të ofrohen edhe shërbime të reja paliativ vizita shtëpiake 24 orëshe jo me ndërrim, këtu kemi të bëjmë më shumë me ofrimin e ndihmës për personat e moshuar të cilët nuk mund të lëvizin kanë nevojë për trajtim shtëpiak....Do të organizohen kujdestaritë 24 orëshe edhe në shërbim primar këto janë ato prioritet bazike të cilat do të bëjnë ndryshimet në mjekësinë primare dhe që qytetarët do të përfitojnë....Do të bëhet decentralizimi i QKUK-së do të thotë se edhe spitalet regjionale në këtë drejtim do të përfitojnë në aspektin financiar, do të jetë një linje e veçantë buxhetore... Veç e kemi një projekt-propozim konkret se si të dilet nga kjo formë e listë apo nga ajo krizë e kisha quajtur në formën që do të organizohet një sallë e veçantë, një anesteziolog permanent me stafin përcjellës me teknik të anestezionit dhe stafin përcjellës. Kjo linjë permanente do ta zvogëlon përbrenda 2 viteve komplet do ta eliminoj listën e pritjes sidomos për proteza”, shtoi Tolaj.
Specialisti i kirurgjisë së ortopedisë, Arbër Tolaj garon me numrin 34 në listën për deputetë nga koalicioni AAK-Nisma.